Gjashtë të plagosur nga të shtënat me armë në Euston të Londrës

albnews
By
1 Min Read

Një burrë është arrestuar nën dyshimin për tentativë vrasjeje, pasi ka shtënë nga makina jashtë një kishe në Londër, duke lene të plagosur rëndë një vajzë shtatëvjeçare.

Një vajzë 12-vjeçare dhe katër gra u plagosën gjithashtu në kishën St Aloysius në Euston te Londres.

Policia Metropolitane tha se një 22-vjeçar u arrestua pasi një makinë u ndalua në Barnet, Londër, pak para orës 16:00 GMT të dielën.

Ai është dërguar në paraburgim.

7-vjeçarja mbetet në një gjendje të qëndrueshme, por kërcënuese për jetën.

Pamjet e CCTV tregojnë njerëzit duke ikur dhe duke bërtitur pasi të shtënat u qëlluan nga një automjet në lëvizje.

I dyshuari qëllui me një armë gjahu gjatë një shërbimi përkujtimor ku morën pjesë qindra njerëz në kishën katolike romake në rrugën Phoenix rreth orës 13:30 GMT.

Share This Article