Pato kthehet në aksion

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndoshta shumë prej jush e kanë harruar, por Alexandre Pato vazhdon të luajë futboll. Sulmuesi 33-vjeçar sapo është rekuperuar nga një dëmtim i rëndë në gju dhe ka firmosur një kontratë afatshkurtër me Sao Paulon.

Ish-futbollisti i Milanit ka nënshkruar deri në dhjetor të këtij viti me klubin brazilian dhe paga e tij do të varet nga rendimenti që do të ofrojë në fushë.

Kjo do të jetë etapa e tretë e Patos me Sao Paulon. E para ishte në vitin 2014 dhe e dyta në vitin 2019.

Ndeshjen e fundit, Pato e ka luajtur në 14 gushtin e kaluar, me Orlando City. Braziliani ka luajtur për dy vite (2017 dhe 2018) edhe në Kinë, ku shënoi 30 gola.

Share This Article