Zeusi zbriti n’Ballkan!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Halil Matoshi

Vizitat në Sarajevë, Beograd e Prishtinë e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), William Burns, po dlshmojnë një fakt:

1. Nuk ka ndryshim të kufijve;

2. Nuk ka ndryshim të kufijve;

3. Nuk ka ndryshim të kufijve;

Ky fakt jep përgjigje edhe në pyetjet nëse do të krijohrt “Bota serbe” dhe nëse do të kryengritën sërish serbët kosovarë në veriun e vendit.

As njana dhe as tjetra.

Asnjiherë.

Marrëveshja e Brukselit ka me u zbatu pikë për pikë dhe Asociacioni ka me u themelu dhe tek masanej hapet simbolikisht edhe ura mbi Ibër.

Dodik u bâ pamuk: kurrë s’jemi kanë për ndamje t’Bosnës- tha kërleshani i Jutbinës!?

Vučić mori mesazhin: Çdo nxitje dhune në rajon ka me iu hakmarrë ashpër.

Albin Kurti i merr porosinat nga presidentja Osmani percjelle me naj analizë të AKI-së, për rreziqet e sigurisë nëse dikush i pamenë përpiqet me kriju konflikt me KFOR-in.

Politikat nacionaliste t’kamuflueme me petka sovranistë do të ndëshkohen pa mdyshje!

Tjerat janë propagandë sfeçlash, dimalësh, mefash e albulenash për nji grusht vota!

PS: Presidenten Vjosa Osmani e obligon Neni 83 i Kushtetutës me i tregu ndersy e sinqertë popullit të Kosovës se çka duhet me ba e qysh duhet me u sjellë!?

Share This Article