Albania
PD demaskon Ramën, tha se nuk ka humbur asnjë gjyq në arbitrazh, por fatura arrin 447 milionë euro
Shteti shqiptar ka njohur 109.5 milionë euro detyrime financiare për të paguar për çështjet e humbura në arbitrazhet ndërkombëtare. Ndërkohë sipas të dhënave të përpunuara nga “Open Data” detyrimet mund të shtohen me rreth 300 milionë euro duke e çuar kështu totalin në rreth 447 milionë euro.
Partia Demokratike shpërndau sot një video ku demaskon kryeministrin Edi Rama I cili në një pronocim për median pat deklaruar se nuk është e vëetë që ata kishin humbur çështje në arbitrazh.
“Ka disa kohë që është ngulur në opinion ideja që kemi humbur në arbitrazhe, por nuk kemi humbur arbitrazhe as edhe një”. pat deklaruar Rama, por e vërteta është ndryshe.
Sipas dokumentave zyrtare të Ministrisë së Financave borxhi 109.5 milionë euro që i përket periudhës deri në qershor të vitit 2020 përveçse i përket formës përfundimtare edhe është njohur nga shteti shqiptar.
Ndërkohë që ka ende procese të tjera Arbitrazhi që nuk kanë përfunduar apo nuk janë njohur zyrtarisht nga shteti ynë. Dhe sipas të dhënave të përpunuara nga “Open Data” detyrimet mund të shtohen me rreth 300 milionë euro duke e çuar kështu totalin në rreth 447 milionë euro.
“447 milionë euro, kjo është fatura e Edi Ramës për familjet shqiptare. Imagjinoni sa probleme të vogla dhe të mëdha për shqiptarët do të zgjidhte kjo shumë marramendëse, që fatkeqësisht do të kthehet në një peshë për buxhetin e çdo familje, që do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës. 447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët” thuhet në mesazhin shoqërues të videos së postuar në rrjete sociale nga Partia Demokratike.
Opozita kujton se në 8 prill 2021 Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen “Becchetti”.
“Ne presim që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët” nënvizohet në postim.
Vetëm gjatë vitit të kaluar janë regjistruar pranë Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve 3 çështje dhe fatura me e lartë lidhet me ndërtimin e “Parkut Fotovoltaik në Akërni.
Open Data raporton se kjo çështje ka nisur në Dhjetor të vitit 2020 nga kompania Arka Energy B.V, e cila ishte pjesëmarrëse në konsorciumin e shpallur fituese përmes një procedure tenderi ndërkombëtare, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Sipas dokumentave zyrtare të Ministrisë së Financave borxhi përveçse i përket formës përfundimtare edhe është njohur nga shteti shqiptar.
Albania
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital
Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Albania
Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.
Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.
Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Albania
Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Albania2 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
