Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo është shprehur se punët nuk janë bërë në ekip, por mes kryetarit Basha dhe njerëzve të tij të afërt.
E ftuar në emisionin ‘Opinion’, Garo ka hedhur akuza ndaj Bashës se ai e ka ‘mbyllur’ partinë dhe s’ka pasur transparencë. Më tej, ajo tha se pas fushatës nuk ka marrë asnjë lloj telefonate nga Basha dhe ekipi.
Garo: “Tek eksperienca ime e shkurtër në PD kam vënë re një mbyllje, se gjithçka do të ishte mes kryetarit dhe njerëzve të tij të afërt. Unë që isha zëdhënëse aty …
Kisha idenë që gjërat do bëheshin më shumë në ekip, dhe kam parë një mbyllje, jo një hapje, jo transparencë me ekipin e fushatës. Si do bëhen gjërat, cila do të jetë strategjia. Unë nuk kam patur asnjë lloj feed back-u pas fushatës .
Prisja një telefonatë nga Zoti Basha, një telefonatë nga ekipi por asnjë gjë. Dhe mua më është dukur shumë e çuditshme, sepse njeriu thotë… madje dhe një lloj inkurajimi të ekipit, çfarë ka ndodhur dhe çfarë do bëjmë. Asgjë.”/OraNews/