PD: Edi Rama po rikthen në polici njerëzit që e mbollën vendin me drogë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

PD ngre akuza që në strukturat  e Policisë së Shtetit po emërohen persona me të shkuar të errët. Pas lëvizjeve në policinë rrugore Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Lleshaj se po rikthejnë në kupolën e Policisë së Shtetit, eksponetë që kanë lejuar trafikun e drogës në Shqipëri.

Alibeaj: Dy emërimet e reja në poste të larta drejtuese në policinë e Shtetit, tregojnë se Edi Rama nuk ka në plan të plotësojë kushtet e Europës për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.  Drejtori i ri i policisë së Lezhës Erigert Mitri ka dy pika kulminante në karrierën e tij, që e lidhin drejtpërsëdrejti me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

Edhe Drejtori i ri i Policisë Rrugore Edmond Targaj njihet në Polinë e Shtetit si një nga drejtuesit e lartë të policisë i përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e drogës. Edmond Targaj bashkëpunoi me disa grupe kriminale në zonën e Dibrës për ta mbjellë atë me kanabis gjatë kohës që drejtoi policinë e Dibrës dhe, bashkë me drejtues të tjerë të policisë, i shërbyen Edi Ramës për të vjedhur zgjedhjet.  Edmond Targaj është graduar në detyrë duke qenë pjesë e dosjes 184.

Alibeaj kujton se PD i ka denoncuar dhe me pare të dy drejtuesit dhe ata jo vetem që nuk jane ndeshkuar por po promovohen më tepër.

Share This Article