Drejtori i Kabinetit të PD, Dorian Teliti, tha sot se qeveria në 7 vjet u mori fermerëve mbi 100 milionë euro për karburantin vetëm nga rritja e taksës së qarkullimit.
Në një deklaratë për mediat, Teliti tha se “rritja e çmimit të naftës, duke vendosur taksën 240 lekë për litër për qarkullimi, ishte ndër aktet e para të qeverisë së Edi Ramës, prandaj sot ai është i pabesueshëm”.
Sipas tij, për taksën e qarkullimit, fermerët kanë paguar këto 7 vjet më shumë se 100 milionë euro.