Protestuesit, 4 ditë kohë Edi Ramës për të plotësuar kërkesat

albnews
By
1 Min Read

Protesta e shoqërisë civile kundër rritjes së çmimeve është ndërprerë në ditën e saj të shtatë, për të rifilluar sërish ditën e shtunë.

Aktivisti Adriatik Lapaj paraqiti kërkesat e shoqërisë civile.

Aktivistët thanë se do t’i japin kohë kryeministrit Edi Rama që t’i shqyrtojë këto kërkesa, por ata paralajmëruan se do të mblidhen sërish ditën e shtunë me një marshim që nis nga sheshi “Skënderbej” për të qëndruar më pas përballë kryeministrisë, për t’i kërkuar Ramës që të reflektojë rreth këtyre kërkesave.

Share This Article