PD nxjerr videon me deklaratat e Ramës: Promovoi dhe kandidoi për deputetë dhe kryetarë bashkie të inkriminuarit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtori i fushatës në Partinë Demokratike Alfred Rushaj publikoi një video me deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryebashkiakëve apo ish-deputetëve që lanë detyrën për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Rushaj shkruan se Rama promovoi dhe kandidoi për deputetë dhe kryetarë bashkie njerëz të lidhur me krimin dhe se ai dhe krimi janë binom i pandarë.

https://twitter.com/AlfredRushaj/status/1300765489833091072

“Rama frymëzoi, promovoi dhe kandidoi për deputetë dhe kryetarë bashkie njerëz të lidhur me krimin. Të përzgjedhurit e tij politik, që prej nisjes dhe deri në zgjedhjet e fundit monopartiake kanë qënë në shumicë persona me precedent penal, të larguar me turp nga ligji i dekriminalizimit dhe denoncimet e opozitës dhe medias. Rama dhe krimi janë binomi i pandarë që kanë lëshuar tentakulat në politikën shqiptare të viteve të fundit”, shkruan Rushaj.

Share This Article