PD protestë kombëtare para Kryeministrisë në 22 dhjetor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi në mbledhjen e Kryesisë organizimin e protestës kombëtare më 22 dhjetor në Tiranë.

Tubimi do të nisë në orën 17:00, para Kryeministrisë.

Kjo do të jetë protesta e parë kombëtare pas zgjedhjeve të 11 majit, dhe vjen pas katër foltoreve të organizuara gjithashtu para Kryeministrisë, të cilat u kritikuan për pjesëmarrjen e ulët.

Një nga kritikët e këtyre foltoreve ishte anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji, i cili ndërkohë ka nisur takime me demokratët në terren, duke kërkuar rifreskimin e opozitës dhe konfigurimin e aksionit politik.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD, Sali Berisha deklaroi se protesta do të jetë e vetmja rrugë që do të ndjekë opozita, ndërsa i përcolli një mesazh në dukje edhe Salianjit kur tha se çdo alternativë tjetër shërben si zjarrfikëse e reagimit opozitar, në përballje me Qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.

Share This Article