PD: Rama nxorri në pazar pagat e mbi 630 mijë shqiptarëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike denoncon skandalin e përmasave të jashtëzakonshme, publikimin e të dhënave personale të pagave të mbi 630 mijë shqiptarëve.

PD thotë se Edi Rama ka nxjerrë në pazar të dhënat persona dhe sensitive të cilat sot janë në duart e çdo kujt që përdor platformën e Whatsapp prandaj.

“Edi Rama duhet të japë sot dorëheqjen dhe drejtësia duhet të veprojë sa nuk është vonë. Një pushtet i vjedhur nuk duhet dhe nuk mund të mbahet gjagtë në këmbë” tha deputeti Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për median nga selia e PD-së.

Alibeaj thotë se qeveria ka dështuar të mbrojë të dhënat personale dhe u pëdor e njëjta skemë si e patronazhistëve.

“Qeveria e Edi Ramës ka nxjerrë në pazar pagat e mbi 630 mijë shqiptarëve. Të dhënat personale dhe sensitive gjenden sot në duart e çdo kujt që përdor ëhats app. Qeveria ka dështuar të mbrojë të dhënat personale e sensistive të mbi 630 mijë qytetarëve. PD beson se publikimi i të dhënave është pjesë e të njëjtës skemë patronazhimi të përdorur nga PS në mbledhjen e zgjedhjeve.”

Të dhënat persona janë në pazar për shkak të një shteti të rënë në duart e militantëve partiakë. sot cdo qytetar duhet t’i kërkojë Edi Ramës  të japë dorëheqjen”

Share This Article