Në selinë e Parlamentit Evropian sot do zhvillohet debat i jashtëzakonshëm lidhur me sulmin e 24 shtatorit në veri, ndërsa pritet së shpejti edhe miratimi i një rezolute. Debati u iniciua nga socialdemokratët, grupit të dytë me i madh në Parlamentin Evropian.
Ne dënojmë agresionin e fundit të një bande të armatosur terroriste kundër policëve të Kosovës. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, thuhet në njoftimin e socialdemokratëve evropian.
Eurodeputetët pritet të reflektojnë në rezolutë edhe pikëpamjet e tyre për rolin e ndërmjetësuesve evropian. Debati për sulmin do zhvillohet sonte në mbrëmje ndërsa rezoluta pritet të miratohen në seancën e dytë plenare, në gjysmën e dytë të tetorit.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se pret që siguria për Kosovën e sulmuar dhe ndëshkimi për sulmuesit të jenë çështjet të cilat do të diskutohen sot në Parlamentin Evropian. Ai e tha se Kosova pret ndëshkimin për sulmuesit, në këtë rast Serbisë që e mbështeti ushtarakisht, financiarisht, politikisht, zyrtarisht atë që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.
Ndërkohë KFOR tha për mediat në Kosovë se po shton praninë dhe aktivitetin e saj në veri të Kosovës.