Pendarovski bisedë telefonike me Stoltenbergun: RMV mbetet aleat i përkushtuar i NATO-s

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, informon se ka biseduar me telefon me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pendarovski thotë se kanë biseduar për sfidat aktuale të mbrojtjes, politikës, sigurisë, si dhe sfidat energjetike në Evropë dhe më gjerë.

“Bisedë telefonike me Jens Stoltenberg për sfidat aktuale të mbrojtjes, sigurisë, politike dhe energjetike në kontinent dhe më gjerë. Si një aleat i dëshmuar, Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj misionit të NATO-s për të siguruar paqen dhe stabilitetin si në rajon ashtu edhe në atë global”.

“Aleanca duhet të vazhdojë përpjekjet e saj për të mbështetur Ukrainën në mënyrë që të stabilizojë situatën në të gjithë zonën e sigurisë euroatlantike”, ka shkruar Pendarovski në Facebook.

Share This Article