Pendarovski: Është duke u përgatitur ligj i ri për falje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Nuk bëhet fjalë për përgatitje të ligjit të ri për amnisti, por për përgatitje të ligjit të ri për falje”.

Këtë e deklaroi sot presidenti Stevo Pendarovski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me paralajmërimet e zv.ministrit të Drejtësisë Agim Nuhiu, se po përgatitet ligj i ri.

Pendarovski sqaroi se pas iniciativës së Ministrisë së Drejtësisë, ligji i ri pë falje është në përgatitje prej para disa muajve.

“Unë kam ekspertët e mi të cilët marrin pjesë në komisionet punuese dhe me sa e di, ai tekst tani është në Qeveri dhe duhet të shkojë në Kuvend”, tha Pendarovski.

“Tashmë presidenti ka të drejtë me iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë të falë një person në çdo fazë të procedurës, që nga arrestimi dhe kur vuan dënimin. Unë e mbështes atë qasje. Ideja ishte tani me ato ndryshime, nëse pranohen nga Kuvendi, që presidenti me propozim të Ministrisë së Drejtësisë të mund të fal vetëm pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm”, theksoi Pendarovski.

Share This Article