Pendarovski nesër emron mandatin për përbërjen e Qeverisë së Maqedonisë Veriore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, të mërkurën do t’ia dorëzojë mandatin për përbërjen e qeverisë së re, liderit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski.

Kabineti i Pendarovskit njoftoi se kreu i shtetit do t’ia dorëzojë mandatin Kovaçevskit për përbërjen e qeverisë në ora 13:00.

Vendimi që lideri i ri i LSDM-së të jetë mandatar për përbërjen e qeverisë është marrë në mbrëmjen e së hënës në seancën e kryesisë qendrore të partisë më të madhe të koalicionit qeverisës.

Kovaçevski do të zëvendësojë ish-liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, në krye të qeverisë, i cili dha dorëheqjen si kryeministër dhe president i partisë për shkak të humbjes në zgjedhjet lokale të tetorit.

Sipas Kushtetutës, Kovaçevski ka 20 ditë nga marrja e mandatit për të paraqitur në Kuvend programin e punës dhe përbërjen e qeverisë së re.

Shumica në pushtet, e përbërë nga LSDM, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe disa parti më të vogla, ka 64 anëtarë të parlamentit me 120 vende.

Zaev formoi qeverinë e dytë radhazi të koalicionit më 30 gusht 2020, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në korrik. 

Share This Article