Franca e Britania regjistrojnë rekord të rasteve të reja me koronavirus

albnews
By
1 Min Read

Franca dhe Britania e madhe kanë regjistruar rekorde të rasteve të reja me koronavirus.

Në 24 orët e fundit në Francë janë regjistruar 179.807 raste të reja me koronavirus, dukshëm shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Rekordi i kaluar ishte 104.611 raste që u regjistruan të shtunën.

Ndërkohë në Britani të Madhe janë regjistruar 129.471 raste me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Rekordi i kaluar ishte vendosur më 24 dhjetor, kur kishte regjistruar 122.186 raste.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se varianti Omicron i koronavirusit mund të çojë deri te mbingarkesa e sistemeve shëndetësore, edhe pse studimet fillestare sugjerojnë se simptomat janë më të buta.

Shumë shtete kanë shtrënguar masat si pasojë e përhapjes së rasteve të reja me koronavirus.

Share This Article