Pendarovski: Pas hapjes së negociatave na pret një punë shumë e vështirë“Në këto ditë të sfidave kur të gjithë jemi të kthyer kah më të afërmit tanë, shteti ynë bëri hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së qëllimit strategjik për hyrje në Unionin Evropian.
Liderët e vendeve anëtare vërtetuan se duhet t’i nisim bisedimet me Unionin. Komisioni Evropian do të kyçet në definimin e kornizës së bisedimeve, ndërsa konferenca e parë ndërqeveritare do të ndodhë sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha Pendarovski duke shtuar se në periudhën që vijon vendin e pret një punë e vështirë.
“Duhet patjetër të bëjmë transformim të thellë të shoqërisë sonë dhe ti arrijmë standardet e nevojshme për anëtarësim. Prej këtu, pas tejkalimit të krizës së epidemisë pres që faktorët kompetent politik t’i orientojnë të gjitha kapacitetet që sa më shpejt të përmbushet qëllimi përfundimtarë. Sot u dërgova letër falënderimi liderëve të vendeve anëtare të UE-së për përkrahjen e sinqertë në vazhdimësi. Para tre ditëve me pakon e paralajmëruar për ndihmë ekonomike edhe konkretisht u vërtetuam në solidaritetin evropian ende pa u bërë anëtare e plotë e organizatës edhe atë në periudhën e cila është e rëndë dhe pa precedent për gjithë kontinentin, pa përjashtim”, thuhet në letrën e Pendarovskit.
“Më lejoni që ta shënoj aktin e anëtarësimit formal në aleancën e NATO-së i cili do të ndodhë, sot në orën 11:30, sipas kohës amerikane, në kryeqytetin e SHBA-së. Edhe pse përskaj periudhës së vështirë përmes të cilës po kalojmë nuk mundemi t’ju gëzohemi dhe ti shënojmë këto ngjarje ashtu si i ka hije, megjithatë, bëhet fjalë për suksese historike të cilat pas tre dekadave pavarësi, përfundimisht e vërtetojnë sigurinë maqedonase dhe e garantojnë të ardhmen tonë. Na qoftë gëzuar të gjithëve. E merituam!”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Kabineti i presidentit, Stevo Pendarovski./Alsat/