“Pengoi” hetimin ndaj Veliajt, deputetja e PS, Klotilda Bushka, 4 orë shpjegime në SPAK

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, ishte ligjvënësja e radhës që u thirr për të dhënë shpjegime në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Deputetja, që mban edhe detyrën e kryetares së Komisionit të Ligjeve në Kuvend, u fut në SPAK në shoqërinë e avokatit Henrik Ligori dhe për katër orë me radhë iu përgjigj interesit të hetuesve.

Bushka po hetohet nga SPAK për veprën penale të “veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, pas dyshimeve se ka kryer veprime konkrete në dëm të Strukturës së Posaçme në hetimin penal ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij.

Pas daljes nga SPAK, Bushka u tregua e kursyes në komente, ndërsa avokati i saj konfirmoi se klientes së tij nuk ju komunikua asnjë akuzë.

Referuar dosjes hetimore të kryebashkiakut Veliaj, SPAK ka ngritur dyshime se Klotilda Bushka ka cenuar hetimin, duke orientuar dëshmitarë të procesit se si duhet të përgjigjeshin në prokurori.

Share This Article