Zhegrova konfirmon largimin, Lille kërkon 40 milionë euro

albnews
By
1 Min Read

Lille po kërkon 40 milionë euro për ta liruar sulmuesin e Kosovës, Edon Zhegrova.

Zhegrova me Lillen ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Ai ka paralajmëruar se nuk do të vazhdojë kontratën.

Ish-sulmuesi i Baselit, Zhegrova, kishte formë të mirë këtë edicion me skuadrën franceze.

Në 21 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha garat ka kontribuar me tetë gola dhe dy asistime.

Por nga dhjetori Zhegrova është duke u përballur me një lëndim. Ndeshjen e fundit në kampionatin francez e ka zhvilluar kundër Marseillet më 14 dhjetor. Ai nuk pritet të kthehet edhe disa javë.

Prej skuadrave që po insistojnë në transferimin e Zhegrovës janë Napoli dhe Juventusi.

Interesim kanë shprehur edhe Roma, Fulhami, Leipzigu dhe Borussia Dortmundi.

Share This Article