Pensionet/ Kanadaja ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

albnews
By
2 Min Read

Shqipëria dhe Kanadaja ratifikikojnë Marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Kanadaja ka përfunduar procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë

Kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet.

Rama përshëndet marrëveshjen

Marrëveshjen e ka përshëndetur edhe kryeministri Edi Rama. Me anë të një postimi në Facebook, Rama thotë se ky është një superlajm dhe hyrja në fuqi në 1 gusht u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet.

“Superlajm! Kanadaja përfundoi procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë

Kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet”, shkruan Rama.

Marrëveshja për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore u vjen në ndihmë qytetarëve shqiptarë dhe kanadezë që jetojnë e punojnë në vendet respektive, duke koordinuar pagesat dhe përfitimet sipas planeve publike të pensioneve të dy vendeve.

Share This Article