ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën 2 hours ago
Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës. 2 hours ago
Tornado “Adel” godet Greqinë 2 hours ago
WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë 3 hours ago
Cikloni dhe përmbytjet u marrin jetën 46 personave në Indonezi 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Pentagoni: Ukraina mund ta fitojë luftën, rusët janë tërhequr plotësisht nga Kievi

albnews by albnews
7 April, 2022
in Bota
0
Pentagoni: Ukraina mund ta fitojë luftën, rusët janë tërhequr plotësisht nga Kievi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Trupat ruse janë tërhequr plotësisht nga rajonet e Kievit dhe Chernihivit. Konfrimimi erdhi nga Pentagoni, që bëri të ditur se ushtarët e pozicionuar janë tërhequr në Bjellorusi dhe Rusi për t’u rikonsoliduar dhe për të riparuar mjetet e dëmtuara.

Zëdhënësi John Kirby tha se presidenti Putin nuk kishte arritur asnjë prej objektivave të tij strategjike dhe se Ukraina mund ta fitonte luftën. “Ai ka zhvendosur forcat nga Kievi dhe Chernihivi. Ata nuk e kanë pushtuar dot Kharkivin dhe as Mikolaivin në jug. Ukrainasit po luftojnë me guxim për vendin e tyre dhe i kanë mohuar Putinit shumë prej objektivave të tij strategjik. Kështu që absolutisht, ata mund ta fitojnë luftën”, tha Kirby.

RelatedPosts

Tornado “Adel” godet Greqinë

WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

Cikloni dhe përmbytjet u marrin jetën 46 personave në Indonezi

Asociated Press, që citon një zyrtar të Departamentit të Mbrojtjes, tha se të paktën 24 mijë ushtarë janë larguar nga Ukraina. Nga 130 batalionet që janë dërguar në Ukrainë më shumë se 80 mbeten ende në vend e, sipas forcave të armatosura ukrainase, po riorganizohen për një ofensivë në Donbas, në Ukrainën lindore.

Sulmet ajrore dhe me artileri vijojnë në këtë rajon, me Moskën që po përpiqet të godasë aftësinë e ushtrisë ukrainase për t’u rifurnizuar me armë. Mijëra njerëz po tentojnë të largohen nga rajoni pasi autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të ikin sa kanë ende mundësi për ta bërë. Përqendrimi i rusëve në rajonin e Donbas, sipas Shteteve të Bashkuara, mund të zgjasë konfliktin përtej asaj që ishte imagjinuar.

Sakaq, mizori të reja të njerëzve të Putinit dalin në dritë. Kryebashkiaku i Irpin, Alexander Markushin, ka pohuar se rusët fillimisht u kanë qëlluar me armë qytetarëve e më pas kanë kaluar me tanke mbi trupat e tyre. Moska akuzon Kievin se po inskenon krimet e pretenduara të luftës, me ambasadorin rus në SHBA që tha se qytetarët po paguhen me 25 dollarë për të aktruar në skenat e xhiruara.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën

Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën

27 November, 2025
Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës.

Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës.

27 November, 2025
Tornado “Adel” godet Greqinë

Tornado “Adel” godet Greqinë

27 November, 2025
WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

27 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result