Për 4 javë, 303 raste të infektimit në Kosovë u raportuan nga të kthyerit në Gjermani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

303 persona të prekur me COVID-19 në katër javët e fundit në Gjermani e kanë paraqitur Kosovën si vend të ekspozimit të mundshëm me koronavirusin, bëhet e ditur nga tabela më e re e Insitutit Robert Koch.

“Robert Koch” merret me përcjelljen e rasteve me COVID-19 në Gjermani. Në tabelën rreth katërjavëshit të fundit, deri më 28 korrik, janë paraqitur gjithsej 7.997 raste me COVID-19. Shtet i ekspozimit të mundshëm me virusin, menjëherë pas Gjermanisë është Kosova me 303 raste, e pasuar nga Serbia me 242, Turqia 70 dhe Bosnja 67.

Por, si shkruan instituti Robert Koch, me gjithë rritjen e rasteve të raportuara si infektime jashtë Gjermanisë, pjesa më e madhe e rasteve janë regjistruar brenda vetë Gjermaninë.

Edhe ambasada e Kosovës në Gjermani kishte njoftuar të mërkuren se në bazë të statistikave të Robert Koch shtetasit nga Kosova që kthehen në Gjermani kanë paraqitur numrin më të lartë të infektuarve me Covid-19.

Share This Article