Për 9 muaj në Shqipëri hynë mbi 5.4 milionë turistë të huaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbi 5.4 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në vendin tonë përgjatë nëntë muajve të vitit 2019, ose 7,9% më shumë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 18,1 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 14,4 %.

Edhe numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë nëntë muajve të 2019, është rritur 9,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, 4.461.255 shtetas shqiptarë dolën nga territori i vendit tonë në këtë periudhë/ATSH/

Share This Article