ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dukesha e Sussexit, Meghan nis xhirimet e filmit të ri, u rikthye në aktrim pas tetë vjetësh 7 hours ago
Pas 10 vitesh te Manchester City, Pep Guardiola po vlerëson mundësinë e largimit nga posti i trajnerit 8 hours ago
4 mijë vende të reja pune nga hitet muzikore në Mbretërinë e Bashkuar/ Zbulohen këngëtarët që kontribuan më shumë 10 hours ago
“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit 14 hours ago
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro 14 hours ago
Next
Prev
Home UK

Për herë të parë në 350 vjet, një grua emërohet Astronome Mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar

albnews by albnews
30 July, 2025
in UK
0
Për herë të parë në 350 vjet, një grua emërohet Astronome Mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Astronomja Michele Dougherty nuk studioi shkencë në 9-vjeçare, por u frymëzua që të mësonte më  shumë për hapësirën duke përdorur teleskopin e të atit.

Tani ajo është gruaja e parë që emërohet si Astronomja Mbretërore e Mbretërisë së  Bashkuar në 350 vjet dhe është pjesë e ekipit që dërgon sonda drejt hënave të akullta të Jupiterit.

RelatedPosts

Dukesha e Sussexit, Meghan nis xhirimet e filmit të ri, u rikthye në aktrim pas tetë vjetësh

4 mijë vende të reja pune nga hitet muzikore në Mbretërinë e Bashkuar/ Zbulohen këngëtarët që kontribuan më shumë

Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

Ajo tha për BBC se emërimi i saj që ndodhi të mërkurën, si këshilltare zyrtare e Mbretit Charles III për çështjet e lidhura me astronominë, do të frymëzojë më shumë gra e vajza që të studiojnë shkencën.

Më tej, shtoi se dëshiron që ta përdorë rolin e saj për “t’u hapur sytë njerëzve” ndaj mrekullive të  hapësirës.

Dougherty është e përfshirë në një nga misionet më të rëndësishme deri më sot: një sondë e Agjencisë  Hapësinore Europiane drejt hënave të akullta të Jupiterit për të studiuar nëse ka mundësi të zhvillohet  jeta.

“Do të ishte e habitshme nëse s’do të kishte jetë në sistemin tonë diellor”, thotë ajo.

Udhëtimi i saj drejt Jupiterit nisi në moshën 10-vjeçare kur ajo e pa planetin përmes një teleskopi që e kishte ndërtuar me të atin dhe të motrën.

“Ajo ishte kur pashë Jupiterin për herë të parë dhe katër hëna të mëdha, pa menduar kurrë se do të  përfundoja duke dërguar mjete në një anije hapësinore atje. Më duhet të pickoj veten kur e mendoj dhe ta pickoj për faktin që tani jam Astronome Mbretërore!”

Dougherty nuk studioi për shkencë në shkollën që ajo frekuentonte në Afrikën e Jugut, por ishte kaq e  mirë në matematikë sa u pranua në kursin e shkencës në universitet.

“Vitet e para ishin të vështira. Ishte si të mësoje një gjuhë të re”, kujton ajo. Por shumë shpejt e kapi ritmin dhe u kthye në Mbretërinë e Bashkuar duke u bërë një nga shkencëtaret më të mëdha të hapësirës, duke dëshmuar kurajë dhe talent.

Roli i Astronomes Mbretërore daton që në krijimin e Observatorit Mbretëror në Greenwich më 1675. John Flamsteed nga Derby ishte i pari që e mori këtë detyrë. Asokohe ajo konsistonte në këshillimin e mbretit për të përdorur yjet që të përmirësonin orientimin në det.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dukesha e Sussexit, Meghan nis xhirimet e filmit të ri, u rikthye në aktrim pas tetë vjetësh

Dukesha e Sussexit, Meghan nis xhirimet e filmit të ri, u rikthye në aktrim pas tetë vjetësh

13 November, 2025
Pas 10 vitesh te Manchester City, Pep Guardiola po vlerëson mundësinë e largimit nga posti i trajnerit

Pas 10 vitesh te Manchester City, Pep Guardiola po vlerëson mundësinë e largimit nga posti i trajnerit

12 November, 2025
4 mijë vende të reja pune nga hitet muzikore në Mbretërinë e Bashkuar/ Zbulohen këngëtarët që kontribuan më shumë

4 mijë vende të reja pune nga hitet muzikore në Mbretërinë e Bashkuar/ Zbulohen këngëtarët që kontribuan më shumë

12 November, 2025
“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result