Për herë të parë nga fillimi i luftës në Ukrainë, krerët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë bashkuar në një diskutim, edhe pse virtual, mbi situatën dhe mundësive për armëpushim.
Bëhet fjalë për gjeneralët Mark Miller dhe Valery Gerasimov, që drejtojnë forcat e armatosura të dy vendeve.
Përmbajtja e bisedës telefonike nuk është zbardhur, aq sa koloneli Dave Butler, zëdhënës i Pentagonit, në mënyrë shumë diplomatike deklaroi vetëm që “u diskutua mbi çështje të ndryshme që po gjenerojnë shqetësim për sigurinë”.
Më i drejtpërdrejt gjykimi i gjeneralit Daniel Wolters, komandant i forcave aleate të NATO-s në Europë, që duke komentuar bisedën shtoi se shpreson “ se po bëhet një hap drejt zgjidhjes diplomatike në Ukrainë”, ndërkohë që asgjë nuk del nga burimet ruse.
Gerasimov putin 1280×720
Nuk mjaftoi as “kasapi i Sirisë”, kush është “gjeniu” i doktrinës ruse që mund të ndryshojë dinamikën e luftës
Gjenerali Valery Gerasimov është “babai” i doktrinës së luftës hibride, ku krahas pjesës ushtarake konceptohen sulme gjithëpërfshirëse, ku nuk mungojnë sulmet kibernetike, presionet ekonomike, infiltrimet politike, si dhe përdorimi masiv i propagandës, veçanërisht në rrjetet sociale.
Flitej se gjenerali rus kishte humbur besimin e presidentit rus Vladimir Putin pas vështirësive të shumta në terren, por telefonata e sotme dëshmon për një prestigj që ende nuk duket i vënë në diskutim në sytë e Kremlinit.