Turqia zgjat misionin e anijes për eksplorimin e gazit në Mesdheun Lindor

albnews
By
1 Min Read

Turqia zgjati sërish misionin e një anijeje për eksplorimin e gazit në një zonë të diskutueshme me Greqinë në Mesdheun Lindor, duke injoruar thirrjet e Perëndimit për të tërhequr këtë anije.

Marina turke theksoi në një mesazh në sistemin detar të alarmit NAVTEX, se Oruç Reis do të qendrojë deri më 4 nëntor në një zonë mes ishujve grekë të Rodhosit dhe Kastellorizos.

Ankaraja kishte theksuar më herët se anija eksploruese e gazit, e shoqëruar nga anije ushtarake, do të qëndronte në zonë deri të martën.

Në një mesazh si përgjigje për NAVTEX, Greqia theksoi se veprimtaria e kësaj anijeje turke ishte e paautorizuar dhe e paligjshme, në një zonë që mbulon pjesën kontinentale greke.

Share This Article