Përfundon greva e doganierëve, hapen 4 pikat kufitare me Greqinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duke nisur nga sot të gjitha pikat kufitare me Greqinë do të rinisin punën, pas qëndruan për dy ditë të mbyllura për shkak të grevës së sindikatës së Doganave.

Situata në pikën kufitare të Kapshticës i është rikthyer normalitetit për të siguruar qarkullimin e të gjitha automjeteve, autobusëve apo kamionëve. Pritet që në orët në vijim të ketë një fluks të shtuar të lëvizjeve nga të dyja krahët.

Për shkak se grevës së doganierëve grekë, në 4 pikat kufitare që lidhin vendin tonë me Greqinë u ‘paralizua’ qarkullimi i mjeteve. Doganierët protestuan për kushte më të mira pune, paga më të larta e shtim personeli.

Share This Article