U rrëzua aksidentalisht, ndërron jetë turistja polake në Malin e Robit

albnews
By
1 Min Read

Policia ka njoftuar se një shtetase polake ka ndërruar jetë këtë të shtunë. Mësohet se ajo është rrezuar në trotuar në afërsi të një hoteli te Mali i Robit. Pas rrëzimit, polakja u transportua menjëherë në spital.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi të mbijetojë. Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia  Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 03.06.2023, në afërsi të një hoteli te Mali i Robit, është rrëzuar aksidentalisht në trotuar shtetasja polake L. M., 83 vjeçe.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 83-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article