Ambasadorja Amerikane Yuri Kim dhe kreu demokrat Lulzim Basha kanë dalë përpara mediave, pas një takim që kanë patur në selinë e PD. Në fjalën e saj Kim tha se politikanët shqiptarë duhet të përfundojnë reformën zgjedhore brenda datës 31 Maj.
“Në veçanti ne folëm për mundësinë se si udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin premtimet dhëna popullit shqiptar për të përfunduar reformën deri më 31 Maj. Ky nuk është një afat i vendosur nga Amabsada, ose faktor tjetër i jashtëmm, është një afat që vetë politikanët e kanë caktuar. Për nga pëkufizimi opozita ka një punë shumë të vështirë, por ndihem shumë e inkurajuar nga diskutimi që kemi zhvilluar dhe pres me kënaqësi rezultatet”, tha Ambasadorja.
Basha tha se PD do të kërkojë që brenda 31 majit të kryejë reformën.
“Dua te falenderoj ambasasdoren për mbështetjen e reformës zgjedhore, organizimi i zgjedhjeve të lira është prioritet i PD, do bëjmë gjithçka për ti garantuar shqiptareve të votojnë të pa ndikuar nga bandat kriminale për qeverinë e tyre. Do të kërkojmë që brenda 31 majit të kryejmë reformën, një afat që ne ja kemi vënë kësaj mazhorance. Qytetarët do votojnë qeverinë e tyre dhe Shqipëria të mos jetë peng i të shkuarës por të ecë në rrugën e integrimit eiropian”, u shpreh Basha.