Përgjimet/Gazetari shqiptar paguhej për denoncimin e grupeve rivale në media

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Hetimet e SPAK dhe Anti-Mafias janë zgjeruar në Shqipëri në kuadër të operacioni ‘Shpirti’.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se i dyshuar si pjesë e grupit është edhe një gazetar shqiptar, që lobonte për llogari të aktivitetit kriminal të të arrestuarve.

Gazetari dyshohet se ka marrë disa mijëra euro nga grupet kriminale për të denoncuar në media parcelat me kanabis të kundërshtarëve të tyre.

Gjithçka është zbuluar nga ‘i penduari’ i drejtësisë, i cili ka folur dhe ka rrëfyer.

Nga përgjimet e SPAK e Anti-Mafias rezulton se mes pjesëtarëve te grupit kriminal flitet për pagesa të konsiderueshme në euro që do paguhej në emisione dhe për gazetarët.

Share This Article