“Përjetë në Madrid”, Reali blindon “magjistarin” Modric, kroatit i hapen dyert e klubit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktë ishin ata që e imagjinon që në moshën 36-vjeçare Luka Modric do të vijonte të dirigjonte mesfushën e Real Madrid, për më tepër me shumë klas.

Modric-Benzema, dy veteranë të jashtëzakonshëm po udhëheqin “galaktikët” në një sezon fantastik, kanë rezervuar titullin në La Liga dhe janë në gjysmëfinalet e Champions League.

Mosha për këta dy lojtarë është thjesht një numër, ka pak rëndësi, për sa kohë vijojnë të shkëlqejnë në fushë, për këtë janë të bindur edhe drejtuesit e klubit madrilenë të cilët kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin me mesfushorin kroat.

 “Përjetë Modric”, shkruan AS në faqen e parë, duke shtuar se Real Madrid ka ndërmend ti ofrojë një kontratë të re deri në 2023 me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.

Jo vetëm kaq, në momentin që Modric do të vendos të “var këpucët në gozhdë” ai mund të vijojë të qëndrojë në Madrid për tu bërë pjesë në strukturat sportive të klubit.

Share This Article