Pas përleshjes në Prishtinë e cila përfundoi tragjikisht me vdekjen e një personi dhe plagosjen e 7 të tjerëve, kanë dalë në dritë detaje të tjera.
Njëri prej autorëve të përfshirë në përleshje, Dukagjin Nikollaj, i cili arriti t’i shmangej policisë ka qenë prej vitesh në listën e personave të kërkuar nga Byroja Federale e Hetimeve për përfshirjen në disa vepra penale.
Gjithashtu, bëhet e ditur se Nikollaj është pjesëtar i organizatës kriminale të quajtur “Krasniqi” dhe dyshohet për vepra penale që kanë të bëjnë me trafiku e drogës.
Në maj të vitit 2010 ai u akuzua akuzat për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Sipas FBI-së, nga viti 2003 deri në vitin 2007, Nikollaj dyshohet të jetë përfshirë në blerjen e sasive të mëdha të mariuanës nga Kanadaja dhe shpërndarjen e saj në zonën e Nju-Jorkut.
Ndërkaq, i dyshuari tjetër për ngjarjen tragjike, raportohet të jetë i njohur për policinë, pasi edhe më parë ka qenë pjesë e veprave të tjera penale.