Përmbyset anija, peshkatari tregon momentet e tmerrit në det të hapur: Ishte si në filma

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një peshkarexhë është fundosur pasditen e sotme në afërsi të ishullit të Sazanit. Në momentin kur mjeti lundrues ka paraqitur probleme, në bord kanë qenë tre persona.

Një prej peshkatarëve, Mezan Mezani ka treguar për mikrofonin e A2 CNN sesi ndodhi ngjarja teksa ndodheshin në det të hapur.

Mezani tregon momentet e panikut ndërsa shprehet deti ishte në kushte normale, por ishin disa dallgë që përmbysën anijen. 

“Në ishim në një moment kritik. Deti ishte normal, por dallgëzimi… U ndjemë në siklet të them të drejtën. Ishim tre vetë. Mundësitë e komunikimit ishin të pakta. Si nëpër filma kemi qëndruar, lart se anija ishte përmbysur. Dëmi është jashtëzakonisht i madh. Është në mes të detit dhe përbën rrezik edhe për anijet e tjera.”

Share This Article