Përmbyset varka me emigrantë, 45 viktima

albnews
By
1 Min Read

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët raporton se të paktën 45 emigrantë, 5 prej tyre fëmijë kanë humbur jetën në det pranë Libisë, si pasojë e përmbysjes së varkës me të cilën udhëtonin.

Varka me rreth 80 persona në bord u përmbys pranë brigjeve të Zwara, pasi një nga motorët e saj shpërtheu në flakë.

Të paktën 35 persona kanë shpëtuar nga kjo tragjedi, pasi peshkatarët e zonës u erdhën në ndihmë. Sipas tyre në varkë ndodheshin emigrantë nga Senegali, Mali, Chadi dhe Gana.

Share This Article