Përplasje për garën në PD

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Partinë Demokratike më e madhja e opozitës në Shqipëri, po vazhdon përplasja lidhur me garën e 29 korrikut për zgjedhjen e kryetarit të ri. 

Në funksion të vendimit për këto zgjedhje,  8 anëtarë të Kryesisë së PD përmes një dokumenti të quajtur “vendim qarkullues” kanë kërkuar që krerëve të degëve t’u zgjatet mandati dhe nga ana tjetër të plotësohen vakancat aty nuk ku nuk ka kryetarë të strukturave vendore. 

Anëtarët propozues janë Enkelejd Alibeaj, Taulant Zeneli, Endri Hasa, Gazment Koduzi, Taulanda Jupi, Kreshnik Collaku, Xhemal Gjunkshi dhe Gentian Gaba.

Por ky vendim ka sjellë reagimin e Gazmend Bardhit. Sipas tij po tentohen të merren kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm.

Zhvillimet në PD kanë sjellë  qëndrime të kundërta të deputetëve demokratë dhe antërave të kryesisë lidhur me vendimet e 7 qershorit. 

Ndërsa Gazmend Bardhi thotë se sipas stuatutit duhet të mblidhet këshilli për të miratuar hapjen e garës, shumica e kryesisë nuk e sheh të nevojshme.

Share This Article