“Përshpejtim i largimit të azilkërkuesve shqiptarë”/ Sunak reagon pas prezantimit të planit!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy ditë pas prezantimit të planit për emigrantët shqiptarë, kryeministri britanik Rishi Sunak ka reaguar sërish, duke renditur tre pikat të planit. Ai thotë se iu drejtua stafit të Home Office me qëllim për të trajtuar emigracionin e paligjshëm.

Sipas Sunak, do të përshpejtohet largimi i azilkërkuesve shqiptarë, do të pastrojnë ngarkesat e azilit fillestar dhe do t’i japin fund strehimit të emigrantëve nëpër hotele.

“Unë iu drejtova stafit në Home Office duke luajtur një rol jetik në dhënien e masave tona të reja për të trajtuar migracionin e paligjshëm, duke përfshirë:

-Përshpejtimin e largimit të azilkërkuesve shqiptarë

-Pastrimi i ngarkesës fillestare të azilit

-Nuk do ketë me dhoma hoteli për azilkërkuesit”,shkruan Rishi Sunak.

Share This Article