Përurohet shtatorja e Hasan Prishtinës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Vushtrrisë në sheshin e qytetit është inauguruar shtatorja e Hasan Prishtinës.

Po ashtu, komuna ia ka vendosur sheshit kryesor emrin e atdhetarit Hasan Prishtina.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, tha se në Ditën e Çlirimit, Vushtrrisë po i kthehet biri i saj në bronz.

“Ky shesh përjetësisht do të mbajë me krenari emrin dhe shtatoren e heroit Hasan Prishtina. Fëmijë, ta dini që puna dhe vepra e heroit e bëri atë të pavdekshëm për popullin shqiptar, prandaj mbajeni në mendje dhe zemrat tuaja atë”.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Share This Article