Pesë alpinistë vdesin në malin më të lartë në Evropë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pesë alpinistë kanë vdekur këtë të premte, pasi janë zënë nga një stuhi bore në malin më të lartë të Evropës, në Elbrus të Rusisë, afër kufirit me Gjeorgjinë.

Ministria Rajonale e Emergjencave e Rusisë në një deklaratë për mediat ka bërë me dije lajmin për vdekjen e pesë alpinistëve dhe konfirmoi se 14 anëtarë të tjerë të grupit janë shpëtuar në kohën kur po mbretëronte mot me erë të fuqishme, dukshmëri të vogël dhe temperaturë -20 gradë Celsius.

Ndërkohë alpinistët bënë një thirrje për ndihmë pas orës 5 të pasdites së të enjtes, kur ishin në një lartësi prej rreth 4.800 metrave.

Nga personat e shpëtuar, 11 prej tyre u dërguan në spital me lëndime. Ndërkaq gjatë ngjitjes, një grua nuk u ndie mirë dhe u kthye bashkë me njërin nga udhërrëfyesit, por ajo vdiq më vonë.

Grupi tha se dy anëtarë vdiqën nga të ftohtit, ndërsa dy të tjerë e humbën vetëdijen dhe vdiqën derisa kanë arritur në fund të malit.

Share This Article