Pesë nga vendet më të mira për emigrantët në 2023

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një sondazh i ri mbi jetesën dhe punën jashtë vendit ka zbuluar vendet më të mira për të jetuar emigrantët.

Internations , rrjeti më i madh i emigrantëve në botë, së fundmi ka përpiluar raportin e tij vjetor Expat Insider , i cili rendit vendet më të mira bazuar në 56 aspekte të jetës së emigrantëve, nga kostoja e jetesës deri te strehimi.

Meksikë- E renditur në vendin e parë në sondazhin e këtij viti, Meksika është një ndër vendet më të mira për emigrantët për lehtësinë e vendosjes dhe dashamirësinë lokale. Në fakt, 75% e emigrantëve të anketuar thanë se është e lehtë të bësh miq vendas në Meksikë, krahasuar me vetëm 43% globalisht.

Spanjë- Spanja është renditur në top 10 në indeksin e cilësisë së jetës të sondazhit që nga viti 2014, për shkak të kulturës dhe jetës së saj të natës, mundësive, klimës dhe motit të moderuar. Kostoja e jetesës vazhdon të jetë më e ulët këtu se në vendet e tjera evropiane.

Panama- Ky vend i Amerikës Qendrore renditet i treti në indeks falë rezultateve të larta në lehtësinë e vendosjes, lehtësinë e gjetjes së miqve, kulturën dhe kategori të tjera që vlerësohen për një jetesë të mirë.

Bahrein- I vetmi vend i Lindjes së Mesme në top 10, Bahreini u rendit i nënti dhe ishte vendi më i përmirësuar në listë nga viti 2022 në 2023, duke u ngjitur me 19 vende. Gati gjysma e emigrantëve të anketuar vlerësuan koston e jetesës më të favorshme se në vitin 2022 dhe raportuan kënaqësi me situatën e tyre financiare.

Malajzi- E renditur në vendin e katërt në indeksin e përgjithshëm, vendi i Azisë Juglindore gjithashtu shënon rritje për një jetë të mirë për emigrantët duke perfshirë miqësinë lokale dhe financat personale./BBC/

Share This Article