Lind gjirafa më e “rrallë” në botë në kopshtin zoologjik të Tenesit

albnews
By
1 Min Read

Një gjirafë në kopshtin zoologjik të Tenesit, SHBA po bëhet virale pasi ka lindur pa njolla në mantelin e saj.

Punonjësit e kopshtit zoologjik në Brights Zoo e kanë quajtur gjirafën si “më e rralla në botë” e specieve dhe besojnë se ajo është e vetmja gjirafë ( Girafa reticulata) me një mantel të tillë në botë.

Pavarësisht se është vetëm disa javësh, gjitari ka një lartësi mbresëlënëse 1.8 metra.

I vetmi shembull tjetër i njohur i një gjirafe pa njolla me rrjetë daton në vitet 1970, kur një ekzemplar i quajtur Toshiko lindi pa njolla në një kopsht zoologjik në Japoni.

Njollat ​​e gjirafës janë thelbësore për mbijetesën e kafshës, veçanërisht në gjirafat që jetojnë në vende të egra, ku njollat ​​me ngjyra maskojnë kafshët nga grabitqarët./NationalGeographic/

Share This Article