Pesë të vdekur e 50 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë shënuar 50 raste të reja me koronavirus në vend, ndërsa raportohet edhe për pesë të vdekur në 24 orët e fundit.

“Janë shëruar edhe 117 pacientë të tjerë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 11.150. Numri total i rasteve pozitive është 14.496 raste në virusin SARS-CoV-2 dhe 586 raste të vdekjes. Kurse numri i rasteve aktive është 2.760”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Skenderaj.

Në nivel vendi, janë konfirmuar 246 raste me COVID-19 që po trajtohen në klinika dhe spitalet e Kosovës.

Share This Article