Pësoi hemorragji celebrale, si paraqitet sot  gjendja shëndetësore e poetit Agim Doçi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Poeti i njohur, Agim Doçi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Shërbimin Neurovaskular në qendrën spitalore universitare Nënë Tereza, pasi një ditë më parë pësoi hemorragji cerebrale në kokë.

Burimet për Report Tv nga spitali bëjnë me dije se gjendja e poetit Doçi vijon të jetë e njëjtë pa asnjë lloj ndryshimi.

Të njëjtat burime thanë se poeti u hospitalizua në orët e para të mëngjesit të të shtunës (22 qershor) në Qendrën Stroke, QSUT pasi shfaqi çrregullim të të folurit dhe pamundësi në ruajtjen e ekuilibrit.

Aktualisht po mbahet në monitorim nga mjekët neurokirurg dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Share This Article