Çfarë tha Fifi që Graciano ia mbylli gojën “live” në skenë?

albnews
By
1 Min Read

Mbrëmjen e sotme në “DWTS” Fifi me partnerin e saj në kërcim Graciano Taganin, kërceu një cherleston, i cili u prit shumë mirë nga publiku dhe juria.

E teksa morën shumë pikë nga anëtarët e jurisë, këto të fundit i kujtuan arsyetimin e javës së kaluar kur u shpreh “se ka 77 kile dhe s’mund të jetë shumë e lirshme në skenë”.

Pas kësaj për të arsyetuar interpretimin e saj jo të mirë javën e shkuar Fifi bëri edhe një deklaratë të papërshtatshme duke thënë: “Javën e kaluar isha me perioda”.

Pasi tha këtë, Graciano ia mbylli gojën në shenjë turpi ndërsa Bora Zemani tha se momente të tilla femërore mund të ndodhin në skenë.

Share This Article