Plan për vrasjen e Vuçiç, merret nën hetim kreu i Federates Serbe të Futbollit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS) Slavisha Kokeza ka refuzuar sot pyetësorin poligrafik dhe aq më tepër pyetjen nëse ka qenë pjesëmarrës në planifikimin për vrasjen presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Veç kësaj ai nuk ka dëshiruar te behej pjesë e hetimit nga ‘makina së të vërtetës’ apo për ti bere pyetje te tjera për tema te ndryshme-thekson Novosti.

Kokeza mohoi te kishte njohje me kriminelin, Darko Elez i cili pas arrestimit në Bosnje është ekstraduar në Serbi. Pas kësaj Kokeza do të merret sërish në pyetje.

Pasi doli nga selia e hetuesisë, Kokeza nuk ka pranuar që të flasë për mediat.

Kurir mëson se Kokeza ka refuzuar të përgjigjet pyetjeve të bëra nga hetuesit. Ai ka treguar se për këtë gjë është këshilluar me kreun e Gjykatës së Lartë, i cili e ka këshilluar që të mos thotë asnjë fjalë.

Share This Article