Albania
“Plani për korsitë e biçikletave”, Basha në timon: Vendimet e para që do të marrë si Kryeministër
Lideri i opozitës, Lulzim Basha u shpreh në emisionin “Log” se një nga vendimet e para që do të marrë në pushtet do të jetë ulja e çmimit të naftës.
“Do të jetë një nga vendimet e para që do të merren nga qeveria e ardhshme”. Të 100 ditëshi i parë? “Edhe më parë” premtoi Basha gjatë rrugës për në Elbasan teksa u shpreh se “Po rendim drejt njerëzve, ëndrrës së tyre për ndryshim”.
Biznesi i vogël është bërë pjesë e betejës dhe debatit mes Ramës dhe Bashës, por cfarë premton ndryshe PD-ja nëse do të vijë në pushtet, cili është plani konkret? “Nuk ka më ligj, ka gjobëvënie pa fund, cdo ditë falimentojnë 60 biznese, që do të thotë 60 kryefamiljarë nuk çojnë më një rrogë në shtëpi. Kjo klimë nuk m und të vazhdojë më, shumë e bizneseve shqiptare janë për ndryshimin.
Zotohemi që ato pjesë të planit që kanë të bëjnë me biznesin e vogël dhe të mesëm ti bëjmë realitet me afate kohore, vendosjen e tavanit mbi taksat lokale prej 0.5% të xhiros. Biznes i vogël do të quhet cdo biznes me xhiro nën 140 milionë të vjetra në vit.
Angazhimet e tjera, që ky terror psikologjik i inspektorateve të marrë fund, duke fiksuar pullën fiskale” tha ai. Po i ka tërhequr, i tha gazetari Xhafo, referuar inspektorëve, ndërsa Basha zbuloi arsyen “I ka tërhequr për fushatë, kështu bën gjithmonë”.
Por, a nuk është bërë zero taksa për biznesin e vogël? “Biznesi i vogël paguan taksa dhe tarifa lokale dhe ne kemi vendosur një tavan jo më shumë se 0.5% e xhiros vjetore, më pak, po, e mbështesim dhe e inkurajojmë, më shumë e ndalojmë me ligj. Tavani nuk e shkel autonominë vendore. Biznesi i vogël dhe në tërësi do të marrë frymë. Kontrolle do të ketë, por do të ketë moratorium një vit mbi gjobat” tha ai.
Një tjetër premtim i PD-së nëse vjen në pushtet do të jetë rritja e pagave dhe pensioneve. “Tetë vite sa është rritur pensioni? Unë i kam të dy prindërit pensionistë, dhe e dinë fare mirë për cfarë flasim. Tetë vite nuk i rritën pensionet. Marrim mësuesit, ne i dyfishuam pagat, këta u kujtuan tani që vjen fushata për një rritje simbolike në Janar. Marrim mjekët, tetë vite me radhë kanë qëndruar në vendnumëro, por në kuptimin e vërtetë kanë ecur mbrapa” tha ai.
Gjithashtu për korsitë e biçikletave Lulzim Basha u shpreh se ato janë kthyer në problem kryesor për biznesin dhe nëse do të vijë në pushtet do t’i rishikojë.
“Korsi kemi, biçikleta jo, në fakt është bërë një problem shumë i madh, në radhë të parë për parkimin e automjeteve dhe në radhë të dytë dhe më e rëndësishme për bizneset. “Myslym Shyri”, “Rruga e Durrësit” kudo ku ka biznese, është ankesa numër një, janë kthyer në korsi bosh, se nuk ka çiklistë, ose ka shumë pak dhe dëmtojnë shumë biznesin e vogël.
Një nga angazhimet tona është që ta rishikojmë këtë vendosje pa kritere të rrugëve të biçikletave dhe të rishikojmë si ti mundësojmë përsëri sipërmarrjes që të mos u këputen gjunjët pas taksave të larta edhe çmimeve të lartë edhe nga mungesa e qytetarëve për shkak të mungesës së parkimit.
Ma thonë kudo, 25 prilli është në radhë të parë për të vendosur ndryshim në nivel qendror më pas për t’u marrë me problemet e shkaktuara nga papërgjegjshmëria në nivel vendor” tha Basha.
Albania
Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë
Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.
Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.
Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.
Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:
‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’
Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.
Albania
Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita
Kryetarja e Bashkisë së Vlorës Bruna Mersini, në një deklaratë për mediat lidhur me situatën e mungesës së ujit prej katër ditësh në Vlorë, u shpreh se problemi vjen prej ujësjellësit dhe se kjo nuk është në përgjegjësi të bashkisë.
Sipas saj, defekti në tubacion që la Vlorën katër ditë pa ujë, është “fatkeqësi natyrore” dhe se nuk duhet përdorur për politikë.
“Kjo është një fatkeqësi natyrore, nuk duhet përdorur për të bërë politikë. Nuk është momenti të bëjmë analiza dhe të gjejmë fajtorin, është momenti të japim zgjidhjen.
Dhe zgjidhja është duke ardhur nga Turqia: në orën 02:30 zbret avioni me tre pjesë rezervë, të cilat në orën 17:00 mbërrijnë në Vlorë.
Ndërkohë, zgjidhja e përkohshme duket se po funksionon pjesërisht. Jemi duke i dhënë ujë qytetit pjesërisht nëpërmjet ujësjellësit dhe, ndërkohë, 15 autobotë dhe emergjencat civile janë në terren duke shpërndarë ujë me koli”, tha ajo.
Albania
U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
Gjykata në Mechelen të Belgjikës ka shpallur fajtor për trafik droge një shqiptar 23-vjeçar. Dy muaj më parë, pas një ndjekjeje, ai u bllokua nga policia dhe në makinën e tij u gjetën pothuajse 5 kilogramë kokainë. I riu – që sipas tij vepronte për shkak të borxheve nga lojërat e fatit – nuk i mohoi faktet. “Por ju lutem, më lini të kthehem sa më shpejt në vendin tim,” kërkoi ai gjatë seancës gjyqësore.
Policia e kishte vënë re makinën e të riut në fillim të shtatorit 2024 gjatë një kontrolli në Mechelen. Kur oficerët tentuan ta ndalonin, ai u largua me shpejtësi. Ndjekja zgjati shumë pak: disa metra më tutje, makina u bllokua.
“Kjo ndodhi sepse disa automjete kishin ndaluar në rrugë,” u tha në seancë.
Ajo që ra në sy ishte se xhami i pasmë i makinës ishte i hapur. Një qese blu, e vërejtur gjatë kontrollit, ishte zhdukur.
“Por u gjet shumë shpejt,” shpjegoi prokurori Bjorn Vervoort. “Në qesen plastike kishte pak më pak se 4.6 kilogramë kokainë.”
Vlera e drogës në tregun e rrugës ishte mbi 230 mijë euro.
“Një sasi e tillë nuk u jepet tregtarëve të zakonshëm,” theksoi prokurori, duke sugjeruar se shqiptari nuk ishte një shitës i thjeshtë, por kishte mundësisht një rol të rëndësishëm në një rrjet më të madh trafiku.
“Edhe 600 eurot cash – në prerje prej 50 eurosh – si dhe dy telefonat celularë të gjetur në makinën e tij (një makinë me qira) mund të jenë prova shtesë,” shtoi prokurori.
Ai kërkoi një dënim me 2 vite burg dhe një gjobë prej 8.000 eurosh.
“Kam ardhur në Belgjikë për të punuar në ndërtim,” tha 23-vjeçari. “Me këto para doja të shlyeja borxhet e bixhozit, rreth 30.000 euro. Por këtu nuk gjeta punë.”
I riu deklaroi se kishte hyrë rastësisht në botën e drogës.
“Gjatë një daljeje nate në Bruksel,” pranoi ai. “Papritur më folën, më dhanë para dhe gjithë atë kokainë. Në këmbim, duhej ta shisja”.
Avokati i tij, Kilian Rabau, i kërkoi gjykatës të mos japë dënim efektiv me burg, por burg me kusht.
“Le të jetë një sinjal i fortë, por lejojeni të kthehet në vendin e tij,” tha ai.
Pas shqyrtimit, gjykatësja vendosi se faktet ishin të provuara dhe e dënoi të riun me 2 vite burg me kusht dhe një gjobë prej 8.000 eurosh.
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK2 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania18 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Sports1 hour agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania18 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
-
Albania19 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
