aktusi, emblema kombëtare e Meksikës, i refuzuar në shumë produkte, do të mund të gjejë një përdorim shtesë dhe të panjohur më parë.
Ai do të përdoret për prodhimin e një plastike të biodegradueshme për të ruajtur mjedisin.
Studiuesja meksikane, Sandra Pascoe ka krijuar një material të ri që mundëson prodhimin e ambalazheve të riciklueshme.
“Tuli është shtypur për të marrë një lëng që e kam përdorur menjëherë”, thekson studiuesja e Universitetit ”Valle de Atemajac”, në Guadalajara, në perëndim të Meksikës.
Kjo substancë është bashkuar menjëherë me substanca jotoksike dhe përdoret për të bërë gjethe. Më pas, gjethet ngjyrosen me ndihmën e pigmenteve dhe vendosen në funksion të nevojave të ambalazhit.
“Ajo që ne bëjmë, është të përqendrohemi në objektet që nuk kanë jetëgjatësi”, vijon ajo, veçanërisht ambalazhet me një përdorim.
Mënyra e prodhimit vazhdon të jetë objekt i testeve, por studiuesja shpreson të nisë në fillim të vitit 2020 kërkimin e partnerëve për të prodhuar këtë plastikë në shkallë më të gjerë.SUGGESTED NEWS