Plazhet e Strugës dhe Ohrit këtë sezon do të duhet të përshtaten me masat për mbajtjen e distancës, nëse duan të punojnë. Edhe pse ende priten rekomandimet e Qeverisë, kompetentët vlerësojnë që koncesionerët duhet ngadalë të përgatiten.
Nëse në një plazh verën e kaluar kanë ardhur deri në 100 persona, tani do të vijnë 50 ose 30 pushues. Një pjesë e koncesionerëve thonë që kjo nuk do të ketë leverdi ekonomike.
Nga Qendra e shëndetit publik në Ohër tashmë kanë njoftim se si do të organizoheshin plazhet këtë sezon.
Në disa vende turistike në botë tashmë janë vendosur pengesa të tejdukshme të plastikës mes mysafirëve në plazhe dhe kafene. Pritet që këtë ta rregullojnë koncesionerët e plazheve. Në disa vende evropiane, vizita e plazheve mund të përkufizohet edhe sipas moshës, që të evitohet kontakti me kategoritë më të moshuara të njerëzve dhe personat e prekur me sëmundje kronike.
Ndryshe, nga Kryqi i kuq i Ohrit thonë që edhe puna e shpëtimtarëve këtë verë duhet të përshtatet. Ata do të kenë rol t’i vizitojnë notuesit se si duhet të sillen, por edhe t’i denoncojnë parregullsitë pranë institucioneve kompetente./Alsat/