“Plumbi i artë”/ Arrestohet në Rinas, Alban Bengasi. Pagoi 120 mijë euro për të vrarë gruan e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia ka arrestuar avokatin Alban Bengasi, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Bengasi u ndalua duke hyrë në aeroportin e Rinasit.

Sipas policisë, gjatë përpunimit të dokumentacionit “të pasagjerëve, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar shtetasin A. B.”

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.  

Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Emri i avokatit Alban Bengasi doli në dritë nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, për prokurororët e SPAK-ut. Bengasi dyshohet se i kishte kërkuar fillimisht Dumanit që gruaja e tij të dhunohej. Ndërsa më pas pretendohet se kishte kërkuar eliminimin e saj duke vënë në dispozicion shumën prej 120 mijë eurosh, por Dumani refuzoi që ta kryente. 

Ndërkaq, dy vite më parë në një intervistë për mediet, Blerta Bengasi e denoncoi dhunën e ushtruar nga ish-bashkëshorti avokat, i cili nuk e lejonte as të shikonte tre fëmijët e tyre.

Share This Article