Një emigrant shqiptar, prej vitesh rezident në provincën e Breshias, u arrestua nga karabinierët dhe Guardia di Finanza e Bolzanos, teksa u kap duke qarkulluar me makinë, me sasinë 1.6 kg kokainë të fshehur brenda makinës.
I dyshuari, u ndalua nga një patrullë pranë qendrës tregtare “Twenty”, gjatë një kontrolli të zakonshëm, teksa nuk ishte në gjendje të shpjegonte me bindje arsyen e pranisë së tij në Bolzano dhe u shfaq nervoz.
Me precedentë penalë të vegjël të mëparshëm, i dyshuari u tha policëve se do vizitonte një nga prindërit, por nuk ishte bindës. Për më tepër, një kontroll i shpejtë i pjesës së brendshme të makinës tregoi se sediljet ishin spërkatur me parfum, një dredhi që përdoret shpesh për të ngatërruar hundën e qenve që nuhasin drogën.
Duke kontrolluar ndarjen e bagazhit, oficerët gjetën një objekt metalik të zgjatur të fshehur nën tapiceri të makinës, i cili më vonë doli të ishte një “çelës” i vërtetë, i cili, i futur në një vrimë të vogël në një pjesë anësore, aktivizoi një pajisje mekanike që jepte akses për një fund të dyfishtë.
Në këtë moment, efektivët dalluan dy pako droge, të cilat kur iu nënshtruan analizave paraprake, rezultuan se ishin kokainë, me peshë afërsisht 1.6 kg dhe vlerë tregu mbi 50 mijë euro.