Mauricio Pochettino ka gjasa të mëdha të rikthehet në krye të skuadrës së Tottenhamit, kanë njoftuar të premten mediumet britanike.
Bëhet e ditur se drejtuesit e Tottenhamit tashmë kanë kontaktuar Pochettinon, me të cilin nuk janë të kënaqur te Paris Saint-Germaini për ta zëvendësuar Nuno Espirito Santon që nuk ka pasur një start të mirë me ekipin anglez në Premier League.
Nuno ka marrë drejtimin e Tottenhamit në verë dhe humbja e fundit nga Arsenali tashmë e ka vënë nën presion të madh. Pochettino e njeh mirë Tottenhamin, ekip të cilin e ka udhëhequr për gati gjashtë sezone. Ai ka marrë drejtimin e PSG-së në fillim të këtij viti dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2023.

